“Burrneshat” në Berninale, uron Dones

0

“Burrneshat” me regji të regjisores italiane Laura Bispuri dhe skenar të Laura Bispuri dhe Francesca Manieri do të jepet premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit më datën 12 shkurt 2015

Shkrimtarja Elvira Dones, mbi romanin “Hana” të  së cilës është i mbështetur filmi ka uruar me këtë rast.

“Prodhimi më i fundit i ERAFILM filmi me metrazh të gjatë “Burrnesha” me skenar të autoreve italiane Laura Bispuri dhe Françeska Manieri, skenar Laura Bispuri mbështetur mbi romanin e Elvira Dones “Hana” çon Shqipërinë ne Berlinale në garën zyrtare për fitimin e Ariut të Artë! Urime regjisores të filmit, Laura Bispuri, producentes Sabina Kodra, aktorëve shqiptarë Flonja Flo (Flonja Kodheli), Bruno Shllaku dhe atyre kosovarë Luan Jaha, Ilire Celaj, si dhe dy vajzave të reja nga Valbona e Tropojës që luajnë në film, Drenica & Dajana Selimaj!”, ka shkruar shkrimtarja Dones në profilin e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here