Burri më i përkushtuar në botë, 56 vjet në shërbim të gruas së paralizuar

0

Du Yuanfa është 84 vjeç dhe ka një jetë të tërë që kujdeset për gruan e tij të paralizuar. Prej 56 vitesh, ai kujdeset si për një fëmijë për të shoqen, e cila ka mbetur tërësisht e paralizuar që në moshën 20-vjeçare.

Çifti jeton në Sunjiayu, një zonë në provincën Shangdon të Kinës. Ata kishin vetëm pesë muaj martesë, kur nusja Zhou Yu’ai u prek nga një sëmundje që i bllokoi të tërë trupin.

Du Yuanfa punonte në minierë kur e mori vesh sëmundjen e së shoqes. Pasi u kthye në shtëpi, mjekët i thanë se ajo nuk do të mund të mbante dot as lugën për t’u ushqyer. Familjarët dhe miqtë e këshilluan burrin të anulonte martesën, por ai refuzoi. Ai la punën dhe nisi të kujdesej për të shoqen me kohë të plotë.

Prej 60 vitesh, ai punon si fermer, e ushqen të shoqen, e lan dhe e ndërron, e çon në spital dhe përpiqet vazhdimisht t’i gjejë kura të mjekësisë tradicionale.

Përkushtimi i tij ka prekur zemrat e banorëve të zonës, të cilët shpesh i ndihmojnë dy të moshuarit me ushqime dhe ilaçe.

Burri vijon të jetë këmbëngulës për gjetjen e një kure për të shoqen. Ai udhëton shpesh në malet e Kinës për të gjetur barëra që mund t’i shërbejnë asaj për t’u përmirësuar. Duke ndjekur recetat tradicionale, ai i përgatit ilaçet, të cilat i provon vetë më parë, për t’u siguruar që nuk janë helmuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here