Burimet thonë se VV ka futur gaz lotësjellës në Kuvend, Haxhiu mohon

0

Një deputet i Grupit të Pavarur të Deputetëve i ka thënë Insajderit se Grupi i Vetëvendosjes ka futur gaz lotësjellës javë më parë në Kuvend dhe ka kërkuar prej tyre që bashkërisht ta hedhin gazin. Por grupi i Visar Ymerit nuk ka pranuar.

Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka mohuar këtë, duke thënë se veprimet e tyre vazhdimisht kanë qenë transparente.

“Nuk e di se nga e keni marrë këtë burim. Asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron. Ne kemi thënë se do ta kundërshtojmë Demarkacionin në Kuvend. Për veprimet tona vazhdimisht kemi qenë transparent, dhe njësoj do të jenë transparente edhe sot”, ka thënë Haxhiu për Insajderin.

Ende nuk dihet nëse sot do ta përdorin gazin lotsjellës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here