Shijak:burgoset nga policia sepse kërcënon bashkëshorten se do t’i marrë fëmijët në Siri

0

Një 39-vjeçar ka kanosur me armë bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar me dërgimin në Siri të dy fëmijëve të mitur.

Ilir Shala, nën kërcënimin e një automatiku, ka kanosur bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar atë me marrjen e dy fëmijëve të mitur për t’i dërguar në Siri.

Duke konfirmuar arrestimin dhe ngjarjen policia tha se Shala, banor i Shijakut, akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, po hetohet për lidhje të mundshme të 39-vjeçarit Shala me persona që nxisin pjesëmarrjen në konflikte si ai në Siri./tch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here