Burgim i përjetshëm për vrasësin 30 vjeq kosovar në Zvicërr

0

Burgim të përjetshëm. Pas më shumë se një orë e gjysmë leximi të gjykimit nën syrin vigjilent të oficerëve të policisë të blinduar, vendimi i Gjykatës Penale të Gjykatës së Lozanës është shqiptuar. Edhe pse salla ishte plot, asnjë zhurmë nuk ndihej kur u dha dënimi më i rëndë i Kodit Penal, i cili u urdhërua kundër kosovarit 30-vjeçar që kishte vrarë kunatin në Chavannes-pres-Renens, në tetor 2012. I pandehuri është ngritur në këmbë duke u buzëqeshur miqve të tij në audiencë. Në atë moment dukej sikur asgjë nuk mund ta prekë këtë njeri, dëshpërimisht i bindur se është më i forti.

“Një fajësi ekstreme”

Ky “tiran shtëpiak” u bë vrasës për t’u hakmarrë ndaj gruas së tij, e cila e kishte lënë atë. Drejtësia hodhi poshtë të gjitha elementet e mbrojtjes, duke konsideruar se të gjitha ishin “gënjeshtra dhe trillime”. “Ai nuk ka asnjë pikë mundësie të përfitojë nga rrethanat lehtësuese të verimit të tij”, vuri në dukje presidenti Pierre Bruttin. Gjesti i tij është një “shembull absolut i egoizmit fillor dhe urryes (…). Ai ftohtësisht vrau një person, nga i cili nuk ishte i kërcënuar”. Për Gjykatën, fajësia për të akuzuarin është “ekstreme”.

Ferri për gruan e tij

Vrasje, dhunim seksual, plagosje të thjeshta trupërore, kërcënime të kualifikuara, shkelje e detyrës së kujdesit apo të edukatës për fëmijë, vepër penale kundër ligjit për armë. Këto janë disa nga veprat penale për të cilat i akuzuari u dënua të premten, transmeton albinfo.ch. Vrasja e babait (kunatit), i cili lë pas një grua dhe tre fëmijë të moshës 11, 8 dhe 4 vjeç, ishte akti i fundit i një njeriu tashmë të poseduar nga dhuna.

Siç albinfo.ch ka transmetuar në shkrimet e mëhershme, ky njëri i ka bërë me vite të tëra jetën ferr gruas së tij. Rrahjet me grushta, ngufatjet, ose herën kur ai, për shkak se nuk i kishte pëlqyer që gruaja e tij kishte shkuar te një gjinekolog burrë, e kishte goditur atë në stomak me këmbët e një stoli. Përveç dhunës fizike, fyerjeve dhe kërcënimeve, tirani detyronte rregullisht gruan e tij të bëjë seks me të, dhe këtë para dy fëmijëve të tij. I akuzuari ka mohuar gjithmonë këto veprime.

Vëllai i të akuzuarit, e dashura e tij, si dhe një person tjetër u dënuan për faktin se kanë ndihmuar vrasësin që të ikë dhe për faktin se kanë dhënë informata të gabuara. Ata u dënuan me dënime në mes të 10 dhe 18 muaj burgim, e disa me kusht.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here