Burg të përjetshëm infermierit që vrau 30 pacientë me mbidoza vdekjeprurëse

0

Një ish-infermier në Gjermani është dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e Oldenburg në veri të vendit, pasi ka vrarë më shumë se 30 pacientë  me mbidoza vdekjeprurëse.
Personi i identifikuar si Niels H, 38 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ai u  injektonte pacientëve ilaçe, të cilat duhet të përdoreshin vetëm nën mbikëqyerjen e rreptë të mjekëve, sepse mund të shkaktonin reaksione fatale kardiovaskulare.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, 38 vjeçari ka pranuar se i kishte kryer vrasjet ne klinikën e Delmenhorst, ku ai punoi nga viti 2003-2005 dhe i ka kërkuar falje të afërmve të viktimave.
Kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari dënohet për vrasje.
Në  vitin 2008 ai u dënua me 7 vjet burg per vrasjen e dy pacienteve, por nga deshmite dhe hetimet  u zbuluan rastet e tjera te vrasjeve që ai kishte kryer. Ky zbulim beri qe gjykata te ndryshoje vendimin duke e denuar infermierin  me burgim të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here