Bullgari:gjatë provës me armë humb jetën një amerikan,tregtarë armësh

0

Një amerikan është vrarë në qytetin Sopot të Bullgarisë gjatë një prove të një raketahedhësi,ndërsa po në të njëjtin aksident 4 të tjerë janë plagosur,transmeton radio BNR.

Kryetari i komunës Sopot Vesselin Litchev thotë se “viktima dhe  nga të plagosurit janë pjesë e një misioni të huaj në Bullgari”,duke lënë të kuptohej se fjala është për tregtarë armësh pa precizuar nacionalitetin e personave të huaj.Është Ambasada Amerikane në Sofie ajo e cila pohon se viktima është nga SHBA-të.

Sipas njoftimeve po të njëjtit burim njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.Sipas burimeve Ministrisë së Punëve të Brendëshme bullgare bëhet e ditur se fjala është për municion ushtarak bullgar i prodhuar në vitin 1984 që i përkiste një kompanie private bullgare të shitjes së armëve.

Sipas burimeve të radios BNR ky nuk është aksidenti i parë me armë në Bullgari.Në fillim të muajit tetor 2014 në një aksident humbën jetën 15 persona.-transmeton portali ONLINE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here