Bullgaria reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm rus Lavrov

0

Sofja zyrtare ka reaguar sot ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni.

I konsideroj ekstremisht të papërgjegjshme deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov, dhe insinuatën e tij, sipas së cilës Republika e Maqedonisë mund të ndahet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, deklaroi sot shefi i diplomacisë bullgarer, Daniel Mitov.

“Bullgaria ka mbështetur më shumë se të gjitha vendet e tjera pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe ishte vendi i parë që njohu Republikën e Maqedonisë”, theksoi Mitov, transmeton agjencia shqiptare e lajmeve ATSH.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here