Bullatoviq: B-52 na shkatërroi, gjenerali Nebojsha Pavkovic dhe unë qanim derisa binin bombat…

0

“Një ditë para fillimit të bombardimeve, më 23 mars, sipas Kushtetutës unë shpalla gjendjen e rrezikut të drejtpërdrejtë të luftës, kurse ditën tjetër gjendjen e luftës … Dhe si u ndjeva … Kjo ishte një zarf i thjeshtë e bardhë nga e cila kam lexuar atë çfarë ishte sipas kushtetutës … Edhe pse prisnim bombardime që nga tetori i vitit 1998 dhe gjithçka ishte e njohur … kjo përsëri ishte një tronditje! Bomba e parë ra në mbrëmje në orën 20:06 në Mal të Zi dhe pastaj unë, sipas kushtetutës shpalla gjendjen e luftës”, ka rrëfyer Momir Bulatoviq për televizonin serb “Happy” hvillimet e para 19 vjetëve, kur filluan sulmet e NATO-së mnbi caqet serbe.

“Në orën 20:06 ra bomba e parë dhe më pas është mbajtur mbledhja…  Ishte mbledhja e një vendi të vogël të tronditur, e cila nuk e dinte saktësisht se ku ranë granatat e para, përndryshe sulmi ishte i paligjshëm dhe për këtë ishin të vetëdijshëm amerikanët … Në një takim me të dërguarin Martti Ahtisaari, Ahtisaari i ka thënë Sllobodan Millosheviqit se Serbia do të shkatërrohet plotësisht, kurse Millosheviqi i ka thënë: Si do t’ia shpjegoni botës se të vrisni dy milionë njerëz në Beograd? Ahtisaari ia ktheu me pyetjen: nëse ai e di sesa njerëz vdiqën në Vietnam…?”, ka shtuar ai.

“Gjatë jemi mbajtur dhe mendonim se do t’ia dalim… Por, së fundmi amerikanët aktivizuan bombarduesin strategjik B-52 dhe më pas çdo gjë u bë kasaphane e vërtetë, viktimat ishin të shumta … Gjenerali Nebojsha Pavkovic dhe unë qanim derisa binin bombat… Ajo ishte një fuqi”, kujton Bullatoviq, prcjell Telegrafi.

Në pyetjen e dhe moderatorit se si ai kurrë nuk ishte në Hagë,  zbuloi diçka që opinioni deri tani nuk e kishte ditur.

“Millosheviqi vendosi që Nikolla (Shainoviqi) të shkojë në Hagë e jo unë dhe atëherë më tha: ‘Ti je i ri … Nuk do të shkosh ti, por Nikola … Dhe unë nuk je serb, por malazez. Për shkak të kësaj të gjithë do shkojmë në burg dhe kjo është e qartë për të gjithë, por lërë Nikollën le të shkojë ai… Pastaj Shainoviq ia kishte shpjeguar gruas së tij se pse ai duhet të shkojë në burg”, tha Bullatoviq dhe theksoi se “historinë çdo minutë duhet ta shihni me sy të hapur”.

 

Momir Bullatoviq ishte president i Malit të Zi nga viti 1990 deri në 1998 dhe kryetar i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në viti  2000.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here