Bukuroshja shqiptare që ia mbushi mendjen serbit të Beogradit t’i qepë fustan kuqezi

0

Atalanta Kyrqyku është njëra ndër bukuroshet shqiptare që ka arritur suksese me rëndësi në botën e modës në Shqipëri dhe jashtë saj, por që te ne njihet shumë pak.

Bukuroshja 23-vjeçare nga Elbasani rrëfen eksperiencën dhe marrëdhënien e saj me agjencitë e modës në Serbi dhe sukseset që ka pasur gjatë kësaj periudhe në vende të ndryshme të botës. “Jam kurorëzuar me tri kurora”.
E para, ‘Miss International Automoto Sport 2014’ në Kroaci, ‘Beauty of Albania 20 në Kosovë dhe, e fundit e më e rëndësishmja, ‘Miss Ballkan 2015’. Ndërsa kam marrë dhe çmime të para në dy konkurse bukurie të tjera, siç janë: ‘Miss Next Top Model of Albania 2014’ Beirut Liban, çmim të cilin e kam marrë dhe ‘Supermodel International ‘14-’15’, në Seul të Koresë së Jugut. Gjithashtu vlen për t’u theksuar se vazhdoj të jem imazh (modele) në firmat ‘Police Sunglasses’ dhe ‘Kryoline Make Up Serbia’”, thekson Atalanta Kërçyku në një bisedë për Panoramën, duke sqaruar njëkohësisht edhe marrëdhënien me agjentët serbë të modës.
“Të jem e sinqertë, gëzoj marrëdhënie shumë të mira. Në botën e modës nuk shihen kufijtë dhe problemet politike. Ata të duan dhe vlerësojnë për atë çka je dhe çfarë i jep modës. Bëhet fjalë për një interes të përbashkët, punë profesionale, ku kam të bëj me profesionistë dhe nuk diskutohet aspak politika mes shqiptarëve dhe serbëve. Madje, ndihem e vlerësuar prej tyre, sepse më kanë përkrahur shumë. Siç ju thashë dhe më lart, jam përzgjedhur si imazh i ‘Kryoline’ makeup, ku kanë konkurruar shumë modele ndërkombëtare. Ky është një vlerësim nga ana e tyre për mua. Udhëtoj shpesh në Beograd dhe nuk kam pasur aspak probleme as me modelet atje, as eprorët apo agjencitë në të cilat kam punuar. Vullneti dhe puna të ndihmojnë të bëhesh ambasadore paqeje kudo’’, shton më tej Atalanta, e cila ka treguar se fustanin kuqezi po ia realizon një stilist serb.
“Po, është më se e vërtetë. Jam e ftuar në një event bukurie miss-i në Beograd, ku do të kurorëzoj ‘Miss Serbinë’. Stilisti i mirënjohur serb, Dado Jovanoviç, po stilon një fustan kuqezi enkas për mua’’, tha Atalanata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here