Bukuritë e alpeve zvicerane (Foto)

0

Alpet zvicrane përbëjnë tërësinë gjeografike më të rëndësishme në të cilën rrallë kund në botë ekzistojnë ndryshime aq të mëdha në hipsometrinë në një sipëraqe relaticvisht të vogël. Alpet shtrhen ne një gjatësi prej 300 km dhe gjerësi 80-120 km.

Klima e Zvicrës, edhe pse varet nga shumë faktorë, coptimi i relievit dhe shtrirja e theksuar vertikale e përcakton karakterin e saj. Në pjesën jugore, në luginat që janë të mbrojtura pej erërave të ftohta, ndihet ndikimi i klimës medhetare, ndërsa viset perëndimore janë nën ndikimin e e Oqeanit Atlantik. Regjimi termik në Cyrih në janar është 0,12 C, në korrik 19,6 C, dhe reshje vjetore 1,092 mm. Reshjet janë gjithënjë më të mëdha në pjesët më të larta të relivit në të cilat arrin më tepër se 2,000 mm. Përkundër tyre në Ronën e Epërme , në rethinën e Gjenevës sasia e reshjeve mezi arrinë 600mm. Ka klime malore alpine.

Relievin e Zvicres e bëjnë Alpet të cilat e përfshijnë pjesën jugore, juglindore dhe lindore të shtetit. Në një sipërfaqe më të madhe shtrihen Alpet Perëndimore, të cilat me relievin lartmadhor, me coptimin e theksuar të relievit, me lugina të tërthorta dallohen prej Alpeve Lindore,të cialt janë më të ulëa dhe kanë shtrirje më të vogël në Zvicer.

Regjini i Pllajë ose Mittelland , siq quhet ndryshe , gjendet ndërmjet Maleve të Jurës në veriperëndim dhe Alpeve në juglindje në një depression paraalpin. Shtrihet prej Liqenit të Zhenevës deri te Liqeni i Bodenit në gjatësi prej 270 km dhe gjerëi 50 km. Pllaja e Zvicres përfshinë 30% të territorit në të cilën jetojnë më se 60% të popullsisë së shtetit. Është njësia më e ulët gjeografike e Zvicrës e cila mesatarisht gjendet në lartësinë 500 m.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto që paraqesin bukurinë mahnitëse të alpeve zvicerane në dimër:

 

12540591_10153335129157060_6548474956053268818_n944039_10153335129267060_7138030666552697379_n1909596_10153335129287060_8083001847257395652_n1929905_10153335128657060_6380334221239546847_n12573946_10153335128632060_445764797839668157_n

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here