Bukuria femërore shqiptare vendin tretë në botë

0

“Tipareve zeshkane të shqiptareve është vërtet e vështirë t’u rezistosh. Pamja e tyre ekzotike godet çdo zemër mashkulli”, ka shkruar para disa javësh media online fabvana.com, e cila ka bërë një renditje, duke përshkruar vajzat e dhjetë vendeve. Bukuria shqiptare renditet në vend të tretë. Vendin e parë e mban Brazili, ndërsa në vendin e dhjetë renditet Bullgaria.

Duke përshkruar femrat brazilane kjo media thotë se: “Femrat braziliane janë femrat me forma perfekte dhe me shpirt të gjallë. Nëse do të bëni një udhëtim në Brazil do të befasoheni aq shumë, sa nuk do keni më dëshirë të ktheheni”.

Në vendin e dytë janë femrat e Rusisë. “Nëse gjatë jetës ke mundësi të takohesh me një femër ruse, konsideroje veten me fat. Ruset janë kategorizuar ndër femrat më të bukura në planet”, ka shkruar.

Në vendin e katërt janë renditur femrat nga Kolumbia. “Vajzat kolumbiane janë tradicionale, por edhe që të lënë pa frymë në të njëjtën kohë. Bukurisë së tyre natyrale është e vështirë t’i rezistosh”.

Në vendin e pesë janë renditur femrat nga Spanja. “Vajzat spanjolle janë ato që duket sikur vijnë nga parajsa. Trupi ekzotik dhe pamja e ëmbël i ka klasifikuar ato në femrat më të nxehta në botë”.

Në vendin e gjashtë janë femrat nga SHBA. “Amerikanet njihen si vajzat me flokë të artë dhe trup të tonifikuar. Nuk është aspak çudi që shumë meshkuj fluturojnë në SHBA “në kërkim të vajzave amerikane”.

Në vendin e shtatë janë femrat nga Kanada.“Vajzat kanadeze, përgjithësisht kanë personalitet të lartë. Kanadaja ka sjellë disa nga femrat më të nxehta në botë”.

Në vendin e tetë janë femrat nga Japonia.“Pamja ekzotike e femrave japoneze ka një nivel tjetër që i bën ato interesante. Trupi i vogël dhe fytyra e zbehtë mjaftojnë për të çmendur çdo mashkull”.

Femrat nga Australia janë renditur në vendine nëntë. “Australia është vendi në të cilin femrat kanë një pamje mbresëlënëse. Të mos flasim pastaj për theksin që kanë… ah theksi! Janë mjaft të zonjat për të çmendur çdo mashkull”.në vendin e dhjetë janë femrat nga Bullgaria. “Femrat bullgare janë disa nga modelet më të kërkuara në botë. Pamja e tyre ekzotike të bën vërtet të çmendesh”, ka shkruar fabvana.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here