Bujar J Bytyçi tash e sa vite i pastron vullnetarisht rrugët e Karvansarisë nga bora

0

Profesoresha Filloreta Bytyçi e ka postuar një fotografi të rrugës së fshatit Karvansari të Malishevës, e cila është pastruar jo nga ndonjë institucion por nga një banor i këtij fshati. Sipas këtij postimi pastrimi i rrugës nga dëbora në lagjen “Kodralia” të Karvansarisë bëhet falë aktivititit të përhershëm të Bujar Jahir Bytyçit. Aty theksohet se ky qytetar “që sa vite në mënyrë humanitare pastron rrugët sikur të ishte kompani pastrimi”. “Ai ka pastruar rrugèn 3.5 km çdo herë nga kjo lagje deri në afërsi të fshatit Bellanicë, ndërsa tash i është shtuar edhe rruga e asfaltuar 1.5 km që lidhet me fshatin”, ka njoftuar profesoresha Bytyçi duke i shprehur mirnjohjen për punën e bërë bashkvendësit.

“Mirënjohës në pafundësi të gjithë banorët e lagjës pèr këtë njeri zemërgjerë!”, është shprehur ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here