Bruksel: Po zhvillohet raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

0

Para fillimit të bisedimeve ndërmjetësuesja evropiane Mogerini ka biseduar ndaras me delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë.

Këtë e ka bërë me dije sot Zyra e Qeverisë së Serbisë për bashkpunim me mediat.

Kryeministri serb ka thënë se delegacionet i pret një ditë e gjatë dhe e rëndë në Bruksel. 

Bisedimet do të zhvillohen rreth Bashkësisë së Komunave Serbe, Telekomunikacionit, Energjisë dhe zhbllokimit të Urës kryesore mbi Lumin Ibër.

 
Kryeministri isa Mustafa ka thënë dje se temë kryesore do të jetë Bashkësia e Komunave Serbe.

 

“Por rreth Bashkësisë së Komunave do të bisedohet veteëm mbi parimet bazë, të formimit të saj e jo për detaje se si do të funksionojë ajo”,.ka sqaruar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here