Bruksel: Kosova ka kërkuar heqjen e urdhërarresteve të Serbisë nga shkresat e Interpolit për kosovarët

0

Ka përfunduar rreth orës 19.30 takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel. Në këtë takim, deri më tani dihet se është arritur marrëveshje për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç bën të ditur “Presheva Jonë” në takim është kërkuar edhe heqja e urdhër-arresteve nga shkresat e Interpolit për politikanët e Kosovës. Siç mësohet është diskutuar për urdhëarrestin e Zv.kryeministrit Hashim Thaçi posaçërisht.

Siç dihet  Serbia e ka nje listë të gjatë prej 300 emrash tek urdhër-arrestet drejtuar Interpolit, ku pjesa më e madhe janë drejtues të institucioneve të Kosovës.

Në saje të këtyre urdhërarresteve para pak ditësh në Slloveni u arrestua lideri i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pikërisht ky akt i cili bëri bujë, ka influencuar që urdhërarrestet e Serbisë të ngriten si çështje në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here