Bruksel: Harmonizimi i marrëveshjes për sigurimet kufitare të automjeteve, synohet të arrihet në fillim të qershorit

0

Delegacioni i kryesuar nga ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e radhës të grupit për zbatimin e marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së dhe Këshillit të Byrove Evropiane (CoB), ku u diskutua për çështjen e sigurimeve kufitare të automjeteve.
Takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Kosovës në njërën anë, ndërmjetësve nga BE dhe CoB sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës “u zhvillua në një frymë të mirë dhe bashkëpunuese lidhur me Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të Byrove respektive për sigurimet e automjeteve”. Takimi ishte për harmonizimin e draftit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit me rregullativën e CoB dhe harmonizimi i marrëveshjes kornizë për çështjen e sigurimeve kufitare për automjete me rolin e rëndësishëm që ka Këshilli i Byrove Evropiane në zbatimin, mbikëqyrjen dhe arbitrimin e marrëveshjes.
Përfundimi i kësaj marrëveshje sipas njoftimit synohet të arrihet në ditët e para të qershorit 2015 në mes të përfaqësuesve të industrisë së sigurimeve të përfaqësuara nga institucioni përgjegjës Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe institucionit homolog të Serbisë dhe “do të kontribuoj në masë të madhe në uljen e çmimeve të sigurimeve kufitare dhe njëkohësisht edhe lehtësoj lirinë e lëvizjes në mes të dy shteteve fqinje”.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kishte në përbërje, Qemajl Marmullakaj, koordinator i çështjes, Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit në nivelin e grupit teknik, Fatmir Gashi, Zëvendës Guvernator i BQK, Faton Abazi, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here