Britanikja fsheh shqiptarin në bagazh, për ta kthyer ilegalisht në Angli

0

Një punonjëse britanike e zyrës së emigracionit, ka fshehur një shqiptar në bagazhin e makinës së saj, për ta rikthyer ilegalisht në Angli.

Kelly Henderson, 39-vjeçare, nëna e një fëmije, u dashurua me Fatos Demirnelin gjatë kohës që ai ishte në një kamp emigrantësh, shkruan mapo.al

Punonjësja e sigurisë tentoi ta rikthente në Angli shqiptarin bukurosh, pasi ky u deportua nga Anglia.

Ajo e futi në bagazhin e makinës së saj Nissan Micra dhe tentoi ta kontrabandonte në Angli.

Por, ajo u kap nga roja kufitare dhe u arrestua.

Henderson thotë se i vjen keq për atë që ka bërë por nuk e mendoi gjatë.

Pas disa ditësh në burg ajo u lirua nga gjykata pasi gjykatësi tha se “bëri një veprim prej idioti, por të kuptueshëm”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here