Bridge Film Fest së shpejti fillon edicionin e dytë, hap konkurs

0

Bridge Film Fest ka hapur konkursin për pranimin e filmave artistik për të gjithë filmbërësitë anë e mbanë botës, kanë njoftuar organizatorët perms një komunikate.  Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Bridge Film Fest në partneritet me organizatën AKTIV në Mitrovicën Veriore, së shpejti fillon edicionin e dytë. Në këtë edicion, Bridge Film Fest do të pranoj gjithesej 30 filma; 25 filma të metrazhit të shkurter dhe 6 filma të metrazhit të gjatë, te cilet do te shfaqen ne Mitrovicen Veriore dhe atë Jugore.

Komunikata

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Bridge Film Fest në partneritet me organizatën AKTIV në Mitrovicën Veriore, së shpejti fillon edicionin e dytë. Më datën 22 mars 2015, Bridge Film Fest ka hapur konkursin për pranimin e filmave artistik për të gjithë filmbërësitë anë e mbanë botës.

“Mirëseerdhët në pjesën tjetër!” hap dyert e qytetit të Mitrovicës për turistët, vizitorët, të huajtë dhe qytetarët vendas për t’u bashkuar në javën e filmit, që mbahet nga 16-22 tetor. Në këtë edicion, Bridge Film Fest do të pranoj gjithesej 30 filma; 25 filma të metrazhit të shkurter dhe 6 filma të metrazhit të gjatë, te cilet do te shfaqen ne Mitrovicen Veriore dhe atë Jugore.

Festivali i Filmit në Mitrovicë organizohet për të dytën herë prej një grupi grash, të cilat janë bashkuar njëzëri, për të ngritur paqësisht ura të reja komunikimi mes kulturash e etnish nëpërmjet artit. Ndikuar nga rrethanat ekonomiko-politike dhe ato sociale, ky festival është një përpjekje modeste për të ringjallur jetën kulturore të qytetit si dhe për të mbledhur personalitete  paqësore,  me ndikim të konsiderueshëm në proceset e ndërtimit të paqes.

Nisur nga eksperienca e vitit të kaluar, edicioni i dytë mëton të sjellë figura të rëndësishme të kulturës, artit e politikës. Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme nga bota e filmit, qoftë si pjesëtarë të jurisë profesionale ose si të ftuar të veçantë.

Deri më tani, festivali është mirëpritur dhe mbështetur nga shumë institucione, të cilat do të bëhen të ditura, në ditët në vazhdim. Potencialisht, mbështetësi kryesor është Ambasada Norvegjeze, e cila përveç mbështetjes financiare është zotuar për të lobuar në pjesën veriore te qytetit. Nga ana tjetër, festivali është mirëpritur dhe përkrahur nga Komuna e Mitrovicës Jugore.

Procedurat e detajuara të përzgjedhjes së filmave do t’i gjeni në web faqen e Festivalit.

www.bridgefilmfest.net

[email protected];  [email protected];

Tel: +377 (0) 44 632 245; +386 (0) 49 566 290

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here