BREZI I RI E PASON ME KANUN

0

THËLLËZA MUHAMETI

Gjakmarrja, nuk mbahet mend se kur ka nisur dhe vazhdon ende sot, ne jetën e shqiptarit e duke marrë shkas nga “DOSSIER K” , kënga dhe filmi me të njëjtin titull, fillon të mendosh kur trajton dhe lexon për të tilla tema se a është ky justifikim për të vrarë apo është traditë dhe si e tillë e kërkon zakoni i gjaksit.
Cfarë është gjakmarrja? Hakmarrje për nder, gjak se i ke marr gjak, apo kauzë e patrajtuar ndonjëherë nga ligjvënsi dhe ekzekutivi?
Në një vend ku ligji është thjesht një fjali në letër, si e zezë mbi të bardhë, ku zakonet i kanë zënë vendin, atëherë vërtetë ligji është i pafuqishëm për të arritur shkallën e zakonit. Mbështetur në thënien e Sër Henry Main në veprën e tij “E drejta Antike” se “ligji nuk mund të arrijë shkallën e zakonit, ai është më shumë një shprehi” bindem plotësisht. Ligj i hartuar nga malësorët në një kohë që nuk dihet data si pjesë e sistemit ligjor mori hov në çdo aspekt të jetës. Duke qenë se turqit nuk i dhanë dot zgjidhje malsorët vazhduan më idenë e riformulimit dhe të vetëdijshëm se një entitet i cili është i përçarë ndërvedi nuk mund të mbijetojë, kështu krijuan parimin e bindjes ndaj një kreu suprem, pra pleqtë filluan qeverisnin duke krijuar KUVENDIN E PËRGJITHSHËM.
Ne jemi mjaftuar me figurën e Lek Dukagjinit, i cili nuk arriti t’i dekretonte ligjet por vetëm i kodifikoi në mënyrë verbale. Lekë Dukagjini ishte dikush që mbarte pushtet para krerëve shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë fuqi të sanksiononin sepse sundimi nuk shtrihej përtej qyteteve. Mbështetur në librin KANUNI SHQIPTAR të Margaret Hasluck, J.H.HUTON në hyrjen që i bën librit shprehet se mungesa e sanksioneve të ligjshme, të detyrueshme dhe mungesa e një administrimi të pandërprerë nga një familje sunduese ishin shkaqet kryesore të vendosjes së hakmarrjes si sanksion i vërtetë i krejt ligjeve dhe zakoneve shqiptare.
Kemi ndërruar sisteme qe prej 500 vjeçarit nga pushtimi turk e deri më sot edhe ende jemi në një pikë kritike, aq sa dhe nevralgjike “vënien e drejtësisë me duart tona”. Marrim jetë duke u justifikuar me kodin e Lekës, pa tabu, pa mëdyshje dhe nxjerrim jashtë loje ligjin dhe shtetin e së drejtës duke u shndërruar automatikisht në një shtet ZAKONOR ku figura e presidentit dhe kryeminstrit rrëzohet, duke u ngritur ajo e LEKË DUKAGJINIT, të viteve 1400, i cili është i shenjtë sikundër Bibla dhe Kurani sepse hartoi ligjet që sot ende rregullojnë jetën e malsorëve duke e bërë të pafuqishëm ligjin e vërtetë. Ku? Në një vend DEMOKRATIK që prej 1990, ku ështe e rëndë të thuhet qe fjala e tij ka ende peshë, sepse nuk ju desh kurrë t’i shkruante për t’i zbatuar ndryshe nga sot që shkruajmë e fshijmë ligje e stërligje dhe dekretimi i tyre nuk të imponon zbatimin.
Vetëqeverisja e malsorëve ishte larg të qenurit një demokraci e vërtetë, nuk e pretendoje dot gjithsesi, por sipas mënyrës primitive kjo ishte me të vërtetë një qeverisje e popullit, prej popullit, për popullin. Jeta e njeriut ishte një vendim i marrë në çast duke të dënuar ty përjetësisht nga një e drejtë primitive.
Po gjykohemi nga krerët, nuk ka sanksione por vetëm vendime dhe asnjë qeveri që ka hyrë apo ka dalë nuk ka pasur në programin e saj sikurse edhe një pikë për t’i dhënë zgjidhje kësaj kauze, andaj ky do jetë shteti i ndërtuar nga burrat dhe fjalët e ligjit të pashkruar “burri ka gjak, ndërsa gruaja gjini”, kjo është plaga e shoqërisë sot, pamëshirshmëria e burrave të zakonit, oda e tyre me kode e ka sjellë SHQIPËRINË në këtë ditë, ku kullat dhe bunkerët ruajnë jetën dhe nderin e familjeve që vuajnë ende plagën e gjakmarrjes duke e shndërruar Shqipërinë në një vend aq sa burrash, po aq dhe vrasësish…. ku pushka është zgjidhja, e i forti bën ligjin, brezi i ri do vazhdojë ta pasojë me KANUN.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here