Braktisë CNN-nin pas 34 viteve përvojë

0

Clancy në lidhje me sulmin terrorist ndaj gazetës “Charlie Hebdo” në Paris nëpërmjet rrjetit social Twitter tha se për këtë pjesërisht është fajtorë edhe Izraeli

Spikeri në televizionin amerikan CNN, Jim Clancy, i cili në lidhje me sulmin terrorist ndaj personelit të redaksisë të gazetës franceze “Charlie Hebdo”, në rrjetin social Twitter ka shkruar kundër Izraelit, ka dhënë dorëheqje, duke u larguar nga televizioni,njofton “L’OBS”.
Clancy, në lidhje me sulmin terrorist ndaj revistës “Charlie Hebdo” në Paris, tha se për këtë pjesërisht është fajtorë edhe Izraeli. Ai u largua nga CNN, pas 34 viteve përvojë pune në këtë televizion. ”Këto karikatura kurrsesi nuk përqeshin profetin. Ato përqeshin përpjekjet e masave që duan ti ndryshojnë fjalët e tij. Të jeni të kujdesshëm”, shkroi Clancy në profilin e tij në Twitter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here