Bozhoviqin nuk e bindin partitë serbe, vendosë të bëhet pjesë e LDK-së

0

Me një serb pritet të shtohet Lidhja Demokratike e Kosovës.                                                                                  Ish-gazetari Bojan Bozhoviq ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook se do t’i bashkohet kësaj partie ditëve të ardhshme. Ai kërkesën e tij për t’iu bashkuar LDK-së  e ka bërë në nivelin komunal në Zubinpotok, duke kërkuar nga kryetari i degës së LDK-së atje, Agim Hasani, që të jetë pjesë e LDK-së. Bozhoviq ka treguar se arsyja pse i është bashkuar LDK-së është që të luftojë për të forcuar marrëdhinet në mes serbëve dhe shqiptarëve të veriut, përmes LDK-së, e jo siç ka thënë ai me instruksione të Beogradit. “Kam përfunduar edhe disa takime në nivelin e rajonit të Mitrovicës, tash është veç procedurë administrative që të jem zyrtarsisht me librezë të LDK-së, por tashmë jam anëtar i thjeshtë i LDK-së, pa pretendime në nivele qendrore, dhe e kam marrë këtë hap për të luftuar për të drejtat e serbëve dhe shqiptarëve të veriut, përmes LDK –së siç është LDK-ja, e jo të marr instruksione nga Beogradi”, ka thënë Bozhoviq

Ai më herët ka punuar në Agjensinë Kosovare për Intelegjencë.

Bozhoviq është qytetari i parë serbë që an ipse në Kosovë ekzistojnë shumë parti politike serbe, vendosë që të aderojë në një parti shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here