Boshnjaku Numan Baliç: Mustafa e Thaçi duhet të gjykohen me ligje të Kosovës ose ndërkombëtare

0

Kryetari i partisë së komunitetit boshnjak në Kosovë, Numan Balliç nga “Stranka Demokratske” (SDA),  ka thënë se Qeveria e Hashim Thaçit dhe e Isa Mustafës, nuk mund të mbërrijnë rezultatet e nevojshme për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo sipas tij, sepse kryeministri Mustafa dhe zëvendëkryeministri Thaçi, janë lidhur ngushtë me korrupsionin dhe kriminalitetin, dhe se të dytë duhen të gjykohen sipas ligjeve te Kosovës ose ligjeve ndërkombëtare. Më tej kreu i SDA-së, duke folur për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, e ka hedhur poshtë qëndrimin e kryeministrit Mustafa, i cili ditë më parë pati thënë se Thaçi do të jetë president, por nuk e ka mohuar se presidentja aktuale Atifete Jahjaga, mund të jetë edhe për një mandate në krye të shtetit. Baliç ka folur për Agjencinë e lajmeve “Zarfi Info”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here