Boshnjaku nga Serbia ia drejton armën qytetarit të Istogut

0

Një qytetar shqiptar nga Istogu ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një   mosmarrëveshjeje në trafik, një person nga vetura e cila ishte në lëvizje ka ekspozuar  një armë zjarri duke e frikësuar viktimën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë një pune hetimore Njësiti policor ka identifikuar dy  të dyshuar boshnjakë, shtetas nga Serbia me ç’rast njëri është arrestuar ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Është konfiskuar një pistoletë e llojit “Bllow” e kalibrit 8 mm dhe një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here