Boshnjaku Naser Oriq:”…i gjallë nuk ekstradohem në Serbi”

0

Ish komandanti i ushtrisë boshnjake në Srebrenicë, Naser Oriq i cili momentalisht gjendet në paraburgim në Zvicër ka thënë se “nga aty i gjallë nuk ekstradohet në Serbi”.

Oriqin në paraburgim në Gjenevë e vizituar kryetari i Komunës së Srebrenicës, Qamil Durakoviq, i cili për “Dnevni Avaz” e ka transmetuar mesazhin e Oriqit.

“Unë jam shtetas i Bosnjës dhe si i tillë nuk iki nga organet e gjyqësisë shtetërore e cila ka organet e veta të drejtësisë, të cilat mund të me ndjekin. Nuk iki as nga ajo që Haga sërish të me gjykoi, e as nga ajo që të më gjykoi Zvicra, nëse dëshiron. Por nga këtu i gjallë nuk shkoi në Serbi”, ka thënë Oriq, transmeton Indeksonline.

Oriq është arrestuar më 10 qershor në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here