Boshatisin shtëpitë për kampet e Perëndimit

0

Fshatra të tëra të Podujevës po boshatisen nga banorët, të cilët po emigrojnë ilegalisht në Evropë ndërsa shtëpitë e këtyre fshatrave të cilave u është vënë dryni janë të panumërta.

Rexhep Fejzullahu i ka vënë drynin shtëpisë së tij në fshatin Sfeçël të Podujevës dhe bashkë me gruan dhe pesë fëmijët ia kishte mësyrë Evropës, nëpërmjet kufirit serbo-hungarez, të cilin e kanë kaluar ilegalisht.

Sikurse ai kanë bërë edhe shumë bashkëfshatarë të tij. Shtëpi që troket dhe nuk të hap askush dyert ka edhe nëpër fshatra të kësaj komune.

Edhe Skënder Kutleshi, nga fshati Dumosh i Podujevës thotë se edhe nga ky fshat po ikin jashtë vendit por sipas tij, fluksi më i madh i atyre që po migrojnë vërehet nga fshati Bradash, Gllamnik dhe Llapashticë.

“Kështu nuk ka ndoshë asnjëherë, as atëherë kur kemi ikur nga serbët në vitet e 90-ta, ky është rast i rrallë dhe krejt për shkaqe ekonomike”, ka thënë ai i cili punon si arsimtar në shkollën fillore “Musli Dumoshi dhe tregon se edhe klasët po boshatisen nga nxënësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here