Bosch: Albulena Haxhiu të dorëhiqet

0
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se kryetarja e komisionit për legjislacion Albulena Haxhiu duhet të japë menjëherë dorëheqje.
Ai pasi ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, i ka thënë ekskluzivisht “Klan Kosovës” se  Haxhiu nuk e ka kryer detyrën e saj duke refuzuar të lexojë qëndrimin e Komisionit Parlamentar rreth krijimit të Gjykatës Speciale.
Diplomati holandez bëri me dije se  po shkon në zyrën e tij pasi që siç tha ai seanca e sotme është bërë e mërzitshme dhe se nuk mund të qëndrojë dhe t`i dëgjojë 35 persona që janë paraqitur të flasin në aty. (Klan Kosova).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here