Borussia e Dortmundit e interesuar për Gashin

0

Karriera e Shkëlzen Gashit mund të marrë një kthesë të papritur. Që golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane gjatë 2 sezoneve të fundit kërkohet nga shumë klube të njohura në Europë, kjo nuk përbën më lajm por së fundmi në garën për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar ka hyrë edhe një nga skuadrat më të mëdha të futbollit gjerman. Një lajm me të vërtetë sensacional ky pasi emri i Shkëlzen Gashit po lakohet si zëvendësuesi i Ciro Immobiles te Borussia e Dortmundit, të paktën kështu raportojnë mediat zvicerane dhe më konkretisht “Fussballinfos.ch”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here