Boronicat e Kamenicës joshin holandezët

0

Investitorë holandezë kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kamenicë, sidomos në kultivimin e boronicave. Marcel Driessen dhe Theo Douven, dy investitorë para kreut të komunës, Begzad Sinani, kanë shprehur interesim për të investuar në këtë komunë në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në kultivimin e boronicës.

Sinani thotë t’u ketë ofruar dokumentacionin e nevojshëm i përgatitur nga Drejtoria e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, me skica për pronat publike të cilat mundet të ofrohen në shfrytëzim. Ai ka thënë se projekt propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale ka kaluar në KPF, dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit komunal.

Mysafirët u informuan gjerësisht me të dhëna për komunën e Kamenicës, për të cilat ata ishin të interesuar. Gjithashtu, Sinani e investitorët biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Kamenicës dhe komunës së tyre me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit që edhe investitorët të tjerë të njihen me kushtet e favorshme të cilat i ofron komuna. Investitorët holandezë nga afër kanë vizituar disa parcela.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here