Borë deri në 2 metra në Vargmalet e Berishës

0

Bora në Vargmalet e Berishës, ka arritur në disa vende deri në afro dy metra. Megjithatë Zyra për Informim e Komunës së Malishevës ka njoftuar se rrugët nga pasditja e djeshme, janë të gjitha të kalueshme. Këto fshatra sipas kësaj zyre sot i ka vizituar kryetari i Komunës së Malishevës së Malishevës, Ragip Begaj. Njësia e “Eko regjionit” nga Malisheva ka qenë ajo që i ka hapur rrugët e kësaj zone. Sasia e borës ka qenë shumë e madhe dhe erërat e kanë bartur borën, duke krijuar orteqe dhe pengesa të mëdha në rrugë. Merret vesh se kompania “Eko regjioni”, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, në 48 ortë e fundit, ka qenët e angazhuar vetëm në këtë pjesë, ku me katër makina të rënda, kanë larguar borën nga rrugët, duke e mundësuar qarkullimin e banorëve të kësaj pjesë dhe lidhjen me qendrën komunale. Kryetari i fshatit Berishë, Eshref Berisha, pasi është takuar me kryetarin Begaj, e ka falënderuar atë për angazhimin e komunës në hapjen rrugëve në këtë pjesë. Vargmalet e Berishës janë të njohura për orteqet e mëdha që krijohen gjatë stinës së dimrit të cilat herë herë shkojnë deri në 3 metra. Është karakteristike se erërat e fuqishme aty krijojnë orteqe në afate shumë të shpejta dhe rrugët nuk kanë siguri asnjëherë për kalueshmëri gjatë dimrit. Vargmalet e Berishës, pjesa më e madhe e të cilave shtrihen në territorin e Komunës së Malishevës janë të njohura për faktin se gjatë luftës kanë qenë bazë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here