Që prej të martës të kësaj jave moderatorja e Përputhen, Bora Zemani, ka munguar në drejtimin e emisionit pasi është infektuar nga Covid-19.
Ka qenë Ana Kauri, konkurrente në emision, që e ka zëvendësuar atë, dhe kështu do të bëjnë dhe vajzat e tjera.
Megjithatë këtë të dielë në Përputhen Prime, Bora i ka befasuar konkurrentët duke u shfaqur në ekranin e madh të studios.
Edhe pse e infektuar, ajo u shfaq nga shtëpia këtë Përputhen Prime.
“Përshëndetje të gjithëve, a ju mungova?” u shpreh Bora kundrejt konkurrentëve. Ajo madje vlerësoi edhe punën e bërë nga Ana si moderatore.