Bombardues rusë te Kalifornia

0

Derisa SHBA kremtonin Ditën e Pavarësisë, avionë amerikanë lufte fluturuan për t’u dalë në pritë dy çifteve të avionëve rusë afër Alaskës dhe Kalifornisë.

Kështu kanë deklaruar dy zyrtarët ë Mbrojtjes për regjin televiziv amerikan “Fox news”, raporton Koha.net.

Incidenti i parë ka ndodhur afër Alaskës më 4 korrik në orën 10.30 sipas kohës lokale, transmeton koha.net.

Dy aeroplanë amerikan lufte “F-22” fluturuan nga baza në Alaskë për t’u dalë në pritë bombarduesve strategjikë rusë “Tu-95”.

Incidenti i dytë ndodhi gjysmë ore më pas, afër qendrës ishullore të Kalifornisë kur dy avionë “F-16” flutura pas bombarduesve “Tu-95”.

Zyrtarë të Mbrojtjes nuk treguan nëse bombarduesit kanë qenë të armatosur. Ata shtuan se avionët rusë në asnjë moment nuk e cenuan hapësirën ajrore të Amerikës Veriore.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur më 4 korrik 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here