“Bomba” e 38-të, flasin Ali Ahmeti dhe Beqir Asani (Video)

0

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi bisedë mes Ali Ahmetit dhe Beqir Asanit.

“Nëse mundesh kputja, jepja nga 1 mijë” shprehet Ahmeti duke kërkuar nga Asani për ti dhënë levërdi një biznesmeni.

Në bisedën mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, dëgjohet si Gruevski kërkon leje nga Ahmeti të rëzohet banesa në Çair para ambasadës së Amerikës.

“Më duhet ndihmë nga ti. Është banesë e egër, në fakt do të rrëzohen disa kate. Këto “tuajt” bëjnë problem. Mos bëjnë ndonjë incident. Shih fol me këta tuajt dhe thuaji Musës mos të bëjë problem.” thotë Gruevski.

Ahmeti thotë që problemi i rrëzimit të këtij objekti nuk e dëmton BDI-në, dhe ai është kundër ndërtimeve të egra.

Ahmeti më pas flet me Beqir Asanin i cili kërcënohet se “do ta vret me kallash” një person në fjalë.

Musa Xhaferi në bisedë me Beqir Asanin pranon se “ka dalë prej vetes” për një punë që nuk mundet ta zgjidhin në lidhje me ndonjë leje për ndonjë objekt në Çair.

Ndiqeni komplet “bombën” e 38:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here