Boksieri Manny Pacquiao kishte ikur nga shtëpia si 12 vjeqar për të jetuar në rrugë pasi e kishte parë babain duke e ngrënë qenin e tij

0

Para se të fillojë “lufta e shekullit” ku filipnasi Manny Pacquiao përballet me amerikanin Floyd Mayweather në Las Vegas, trajner i Pacquiao, Freddie Roach ka bërë një zbulim shokues rreth boksierit të tij. Sipas tij ky boksier kulminant kishte ikur nga shtëpia e tij në moshën 12 vjeqare për të jetuar në rrugë pasi e kishte zënë babain duke e ngrënë qenin e tij.
Roach ka thënë se kohët ishin aq të vështira për familjen e varfër Pacquiao në Filipine sa që babai i tij e ka gatuar qenin për ushqim. Pacquiao ishte aq i tronditur nga kjo skenë sa që kishte ikur nga shtëpia për të jetuar në rrugë, para se të kthehet në profesionist vetëm dy vjet më vonë në moshën 14 vjeqare.
“Manny iku nga shtëpia, pasi babai i tij e hëngri qenin e tij,” ka zbuluar trajneri veteran Roach.
“Ai jetonte në rrugë, ku ai blente petulla në një dyqan petullash dhe pastaj i shiste ato secilën për një qindarkë më shumë për të mbijetuar”.
“Ai fjeti në kuti kartoni. Ai luftoi në mënyrën e tij duke kaluar nëpër gjithë këto peripeti, u kthye në profesionist në moshën 14 vjeqare, për të ardhur në gjendjen që është sot”
“Filipinet janë një vend i varfër, nuk ka mirëqenie, nuk ka sistem shëndetësor dhe në qoftë se ju nuk keni punë ose të holla atëherë ju duhet të bëni ndonjë gjë për të mbijetuar.”
Meqi në Las Vegas pritet të gjenerojë më shumë se 300 milionë dollarë, me ndarje 60/40 në favor të Mayweather.
Mayweather, 38 vjeçar, është kampion bote 11 herë, në 5 pesha, përkatësisht kategori, ndërsa Pacquiao, 36 vjeq, ka fituar versionet e titullit botëror në një rekord në 8 pesha apo kategori të ndryshme.
Rekordmeni i WBA dhe WBC në kategorinë welter Mayweather i ka të zhvilluara 47 meqe dhe të gjitha i ka fituar, 26 prej të cilave me nokaut, ndërsa kampioni i WBO, Pacquiao ka humbur 5 nga 64 luftërat e tij, me dy barazime.
Meqi ndërmjet këtyre luanëve të ringut profesionist fillon natën mes së shtunës dhe të dielës, përkatësisht mes orës 04:00 dhe 05:00 të së dieles në mëngjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here