“Blloku Patriotik” i serbëve të Veriut:më 23 qershor Vuçiq në Bruksel dorëzon liqenin e Gazivodës

0

“Në bisedimet, që do të zhvillohen në Bruksel, më 23 qershor, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do ta dorëzojë liqenin e Ujmanit (Gazivodën), për të cilin deri më tani ka thënë kategorikisht se nuk do ta japë”, pohojnë “patriotët serbë të Kosovës së Metohisë”, të mbledhur përreth të të ashtuquajturit Bllok Patriotik, nëpërmjet një komunikate për mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Ata kanë pyetur edhe presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se “ku treti Platforma e tij për Kosovën dhe se a do të zhvillohen bisedimet në Bruksel, më 23 qershor në bazë të platformës së Nikoliqit apo nëse ajo do ta ketë fatin e një letre tualeti”.

Në të njëjtën komunikatë është gjykuar edhe sulmi me armë mbi zyrat e portalit “Kossev” në veri të Mitrovicës, ndërsa është vlerësuar se ky portal, “në mesin e qytetarëve të Kosovës e Metohisë është i njohur për objektivitet dhe nuk është lojal ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiqit”.

“Thirrja dramatike e kryeministrit Aleksandër Vuçiq drejtuar qytetarëve të Serbisë se duhet të tregojnë unitet të plotë në prag të bisedimeve me Prishtinën, më 23 qershor në Bruksel, në masë të madhe e kujton atmosferën në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, me të cilën shteti i Serbisë praktikisht ka hequr dorë nga Kosova e Metohija”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se kjo thirrje ngjet në “unitet për tradhti”./Zëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here