Bllaca pranon se ka luftuar në Siri përkrah Lavdrim Muhaxherit

0

Kujtim Bllaca, ish-bashkëluftëtar i Lavdrim Muhaxherit, e ka pranuar fajësinë të martën në seancë gjyqësore, ku po gjykohet bashkë me nëntë të tjerë për rekrutim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste në Siri, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Në seancën fillestare, ndryshe prej të akuzuarit Bllaca, të tjerët janë deklaruar të pafajshëm për këtë vepër penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky është grupi i dytë prej 32 të tjerëve ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më datën 7 maj 2015. Në këtë grup akuzohen: Irfan Aqifi, Ernest Beqiri, Fidan Ibrahimaj, Kujtim Bllaca, Blerim Syla, Fitim Dema, Emri Bushi, Vehbi Gërxhaliu, Fisnik Bushi, Kenan Rushiti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here