“Blic”:Shqipëria do të jetë shteti lider në Ballkan

0

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Shqipëria do të jetë lidereja e re në Ballkan. Sipas kësaj gazete Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania po pranojnë një rend të ri në Ballkan ku udhëheqëse do të jetë Shqipëria.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të drejtohen dhe të hyjnë në BE por së pari këto vende duhet ti japin prioritet sundimit të ligjit dhe zhvillimit të një ekonomie tregu. Vendet e Ballkanit duhet të forcojnë normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët gjë që për Serbinë është e vështirë të përmbushet. Perëndimi kërkon të arrijë ‘pacifizmit’ e nacionalizmit serb, për të hyrë në NATO, shpërbërjen e Republikës Serbe si dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë territoret ku jetojnë”, shkruan kjo e përditshme.

Sipas Ivan Vojvoda nga “Fondi Marshall”, Serbia mbetet e fundit për të rregulluar imazhin në sytë e Perëndimit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here