Blerta Deliu, PDK: VETVENDOSJE nuk është e denjë të ketë në rradhët e saj Ajnishahe Halimin

0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka dalë në mbrojtje Ajnishahe Halimit, aktivistes së deristotme të Lëvizjes VETVENDOSJE, e cila sot u përjashtua nga kjo parti.
“Tentativat e ulta të Lëvizjes Vetëvendosje për të njollosur personalitetin e znj.Ajnishahe Halimi, thirrja e saj në biseda informative të tipit të policive politike, dhe më pas përjashtimi i saj nga partia me procedura komuniste, nuk flasin vetëm për një parti ku sundon mentaliteti leninist, por edhe mentaliteti i mykur patriarkal, ku pa fije turpi stigmatizohet femra vetëm pse merr guximin të thotë lirishëm bindjet e saj”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në Facebook. “Ajnishahe Halimi gjithmonë ka qenë një aktiviste e nderuar e Komunës së Skenderajt dhe ndarja e saj prej Lëvizjes Vetëvendosje në fakt tregon se kjo parti nuk është e denjë të ketë në rradhët e saj znj.Halimi”, ka spikatur deputetja e PDK-së .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here