Blerta Deliu: I kemi siguruar 80 vota, pavarësisht gazit, demarkacioni sot kalon

0

Deputetja, Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se pavarësisht hedhjes së gazit lotsjellës nga VV, seanca do të vazhdojë dhe do të votohet pro marrëveshjes jetike për qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi pjesa dërrmuese në grupet tona parlamentare dhe do të shkojmë deri në fund të kësaj çështjeje. Në ditën kur janë siguruar 80 votat e nevojshme, VV veproi në mënyrën më të turpshme. Janë siguruar 80 votat e nevojshme dhe kjo mënyrë nuk do ta pengojë kalimin e marrëveshjes,” tha Deliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here