Blero:”Ashtu ka vendosur Teuta” (video)

0

Teuta dhe Blero që u ndanë para disa muajsh, dhe që u bënë temë në medie për një kohë të gjatë, për herë të parë janë “pajtuar” ndërmjet vete. Në emisionin “Përrallë me Tupan”, të autorit Shpëtim Desku, Teuta dhe Blero kanë thyer akullin, duke folur live ndërmjet vete. Ndonëse ata nuk ishin së bashku në një studio, përmes rrjetit social “Skype”, Teuta e Blero kanë komunikuar ndërmjet vete.

Në emisionin promo të “Përrallë me Tupan”, i cili transmetohet të dielën nga ora 21:00, Teuta ka folur edhe për iniciativën e fansave në Facebook, për bashkimin e saj me Bleron. “Nuk është lojë shpërblyese kjo punë”, ka thënë Teuta, transmeton Gazeta Blic.

Blero e e ka konfirmuar udhëtimin e tij me Teutën në Francë. “Ashtu ka vendosur Teuta”, ka thënë Blero, i lidhur në emision përmes rrjetit social.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here