Blero: Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi…

0

Një nga marrëdhëniet më të komentuara të showbizit shqiptar ka qenë ajo e këngëtarit Blero Muharremi, me gruan e tanishme Afrona Dika dhe ish- bashkëshorten Teuta Krasniqi.

Blero dhe Teuta, janë shprehur se vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie miqësore për hir të vajzës Tara, ndërsa së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, këngëtari rrëfeu dhe një fragment të takimit të Teutës dhe Afronës.

I pyetur nëse janë nga ata njerëz aq të hapur sa të dalë për darkë me Afronën, Teutën dhe familjen e saj, ai pohoi nëse ajo darkë është për Tarën.

“Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, tha Blero.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here