Blerim Shala e sakrifikon AAK-në për dialogun me Serbinë

0

PRISHTINË, 6 SHKURT – “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e njoftuar me vendimin e z. Blerim Shala për të qenë pjesë e ekipit për negociata në Bruksel dhe e liron atë nga të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet në parti”, ka bërë me dije AAK-ja sot përmes një komunikate. Fill pas saj nga e njëjta adresë ka dalë për opinion deklarata e vet Blerim Shalës në lidhje me këtë çështje. “Kam vendosur të vazhdoj detyrën që kam pasë në vitet 2012-2014, si Koordinator Politik, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së”, ka deklaruar ai. “Këtë vendim e kam marrë pas një bisede miqësore dhe të sinqertë me Ramush Haradinajn, Kryetarin e AAK-së. Pasi që AAK vlerëson që në këtë mandat nuk mund ta marrë përgjegjësinë politike të këtyre bisedimeve, në pajtim të plotë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kam vendosë që të mos jam më pjesë e AAK-së”, ka shtuar ai duke u shprehur se e falenderon Ramush Haradinajn për “bashkëpunimin e jashtëzakonshëm” që ka pas me të në AAK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here