Blerim Kuçi thotë se do ta mbaj premtimin, do të dorëhiqet nga posti i deputetit

0

Komisioneri Hahn erdhi në Prishtinë për të treguar se nuk ka liberalizim të vizave deri në vitin 2020. Përveçse konfirmoi se saga e regjimit të vizave për kosovarët nuk do ta shoh akoma fundin, deklarata e Hahnit do ta shtyjë deputetin e AAK’së, të jap dorëheqje. 12 muaj më parë, Blerim Kuçi tha se largohet nga Kuvendi nëse s’hiqen vizat këtë vit. Tash ai tregon për Express nëse do të mbajë premtimin e dhënë

Deputeti i AAK’së, Blerim Kuçi mund të mbajë mandatin e tij në Kuvendin e Kosovës vetëm deri fund të këtij muaji. Kjo për shkak të një zotimi të tij se jep dorëheqje nëse qytetarëve nuk u hiqën vizat brenda vitit.

Kuci nga partia e Ramush Haradinajt po fillon të numërojë mbrapshtë, pasi thotë se do të mbajë premtimin dhe do ta dorëzojë mandatin në fund të muajit.

“Normalisht i qëndroj prapa zotimit tim se jap doreheqje nese nuk ndodh sivjet liberalizimi”, ka thënë Kuçi për Gazetën Express, kur është pyetur se a do të japë dorëheqje sic kishte deklaruar vetë ai.

Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Johannes Hahn, sot në Prishtinë këputi shpresat se do të liberalizohen vizat këtë vit.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”, tha Hahn.

Sipas deklaratës së komisionerit Hahn, i bie që Kuci duhet të japë dorëheqje sepse nuk ka gjasa që liberalizimi të ndodhë në më pak se 30 ditët e 2018’ës që kanë mbetur, e madje as në 2019.

Dhe, deputeti i AAK’së thotë se do të largohet, nëse ndodhë sic tha Hahn.

“Nëse nuk merret vendimi këtë muaj po AAK do të mbetet me një deputet më pak në Parlament. Nuk terhiqem nga zotimi publik”, është shprehur Kuçi.

Deputeti i AAK’së në janar të këtij vitit ishte shprehur i bindur se liberalizimi do të kryhet brenda 2018’ës, prandaj thoshte se nëse ndodhë ndryshe, ai dorëzon mandatin e deputetit.

“Nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave brenda këtij viti s’paku jap dorëheqje prej të qenit deputet”, ishte deklaruar Kuçi në Rubikon.

Ndryshe, deri më sot, kur komisioneri i BE’së nga Prishtina u tha kosovarëve se deri në vitin 2020 nuk do të lëvizin pa viza në Evropë, politikanët mbanin shpresë se mrekullia do të ndodhte në muajin e fundit të këtij viti.

Ndërkaq komisioneri sot loboi që qeveria e Kosovës t’i hiqte taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi dhe  luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin dy kriterët kryesore që Kosova do t’i përmbushte në këmbim të heqjes së vizave.

Zyrtarët më të lartë evropianë deklaronin se vizat ishin peng e bllokadës gati trevjecare të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Kuvendi ratifikoi në mars të këtij viti demarkacionin me  Malin e Zi, ndërsa Kosova në korrik mori rekomandimin pozitiv nga Parlamentin Evropian. Dhe, vetëm kaq nga cështja e vizave.

Lëvizja e lirë për kosovarët nuk pati vend në agjendën e Këshillit të Ministrave, që mblidhen gjatë kësaj jave

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/blerim-kucit-ia-ha-koken-premtimi-aak-mbetet-pa-nje-deputet-601833/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here