Blerim Kuçi ka ofruar dorëheqje nga posti i deputetit, kryesia e AAK-së thotë se do ta refuzojë

0

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ky zotim do të kryhet, siç do të realizohen edhe premtimet tjera të Haradinajt”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për portalin Kallxo tha sot se ai e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe pritet të shqyrtohet.

“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, tha Kuçi.

Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë as në vitin 2018.

Këtë e kishte bërë të ditur edhe komisionari evropian, Johannes Hahn I cili gjatë vizitës së tij në Kosovës se kjo gjë nuk do të realizohet deri në vitin 2020.

E për këtë kishin dhënë premtime të shumta edhe liderët shtetërorë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda vitit që e lamë pas.

Në ndërkohë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë për Gazetën Express se kërkesa e Kuçit nuk do të pranohet nga kryesia e AAK’së.

“Ne nuk e kemi shqyrtuar kërkesën e deputetit Kuçi ende, por e di saktë se ajo nuk do te pranohet. Kuqi nuk ka asnjë obligim as moral ad politik qe te japë dorëheqje nga posti i deputetit, sepse edhe ai edhe partia qe i tako , i kane përmbushur krejt obligimet për liberalizimin e vizave. BE ndoshta do te reflektojë me disa muaj vonese.  Kërkesa e deputetit Kuçi do të refuzohet!”, ka thënë Nitaj.

Zyrtari i lartë i AAK’së ka thënë se Kuçi në premtimin e tij e ka pasur për bazë Kosovën dhe obligimet qe duhet te përmbushë ajo ne raport me liberalizimin e vizave.

“Blerim Kuçi ka bërë një premtim publik për tërheqje nga posti i deputetit nëse deri për vit të ri nuk liberalizohen vizat. Dhe ai ka bërë një kërkesë për tu tërhequr nga posti i deputetit meqë ky premtim nuk është realizuar. Por Kuçi ne premtimin e tij e ka pasur për bazë Kosovën dhe obligimet qe duhet te përmbushë ajo ne raport me liberalizimin e vizave”, ka thënë Nitaj.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here