Bleona rikthehet në Shqipëri në rolin e gjykatëses

0

Bleona Qereti do të rikthehet sërish në Shqipëri, por këtë herë për t’u bërë pjesë e një spektakli bukurie.

Këngëtarja 37-vjeçare nuk do të jetë tashmë pjesë e një konkursi muzikor si gjykuese e tij, por e panelit të gjyqtarëve në “Miss Universe Albania”.

Këngëtarja shqiptare do të japë vlerësimin e saj në spektaklin e bukurisë që fillon më 19 shtator.

Lajmi u konfirmua nga vetë këngëtarja Qereti në rrjetin social “Facebook”, përmes publikimit të një postimi të “Miss Universe Albania”

“Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, që ka pushtuar kopertinat e më shumë se 35 revistave shqiptare, me tetë albume shumë të suksesshme dhe dhjetëra hite në tregun muzikor, rikthehet për të qenë pjesë e panelit gjykues në jurinë e “Miss Universe Albania”, thuhet në postim, duke vazhduar më tej me disa “lajka” për anëtaren e re të jurisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here