Blen vilën e ish-shefit dhe e shemb

0

Një bankier në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka blerë vilën e ish-shefit, me një vlerë prej 43.5 milionë dollarësh në një zonë në Sagaponack në Nju Jork.

Ai e bleu këtë vilë në vitin 2010 për ta shembur të gjithën dhe më pas të ndërtojë një shtëpi dy herë më të madhe se ajo. Arsyeja se pse David Tepper, ka vepruar kështu është se ish-shefi i tij nuk e promovoi në Goldman Sachs.

Tepper ka mbajtur mend çdo gjë. Bankieri arriti të ngrejë një firmë e cila ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh dhe bëri të mundur edhe “hakmarrjen” ndaj ish-shefit të tij. Tani, pesë vite më pas, shtëpia e Tepperit ka përfunduar dhe ka pamje mahnitëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here