Blanc: Nuk më pëlqen Topi i Artë

0

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, ka thënë se ka mendim negativ për Topin e Artë, pasi që dy prej lojtarëve të tij, Thiago Silva dhe David Luiz, nuk ishin prezent në ceremoninë e FIFA-s për ta pranuar shpërblimin e tyre për futjen në formacionin më të mirë të vitit 2014.

Ish-futbollisti francez beson se këto ceremoni janë të organizuara në kohë të gabuar dhe mendon se çështjet e skuadrës duhet të kenë më shumë prioritet se shpërblimet individuale.

“Kam mendim negativ për Topin e Artë, ashtu siç kam për shpërblimin e Ibrahimovicit si lojtari më i mirë suedez”, tha ai fillimisht.

“Këto janë shpërblime individuale shumë joshëse, mirëpo janë të planifikuara keq në kalendar. Unë nuk e kam diskutuar këtë gjë me presidentin, por mendoj se ai pajtohet me mendimin tim”, ka përfunduar trajneri francez. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here