E veja e Millosheviqit e vë në shitje shtëpinë për 4.2 milion euro,Qazim Osmani i propozon 3.5 milion

0

Qazim Osmani i njohur si Felix i shoqëruar nga ish ministri Mirkoniq Millutin ka vizituar shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviqit në një përpjekje për tu bërë pronar i saj i ri.

Biznismeni shqiptar Qazim Osmani ka planifikuar që të blejë një villë në Dedinje, e cila i përket Sllobodan Millosheviqit.

“Kurir” shkruan se Qazimi i njohur si Felix ka kërkuar nga ish ministri Millutin më shumë informacione rreth shtëpisë luksoze në Tolstoi e cila është në shitje që tri vite, transmeton “Indeksonline”.

Ai seriozisht ia ka ngritur edhe çmimin dhe është gati ta blejë atë për 3 milionë e gjysmë euro.

Qazimi ka thënë për mediat serbe “se nuk ia ndien e kujt është patundshmëria, nëse ajo i pëlqen”.

Ai nuk ka treguar detajet e shitblerjes, por nuk fsheh se kërkon vend ekskluziv në kryeqytetin serb.

“E dua Beogradin, sepse është qyteti më i fortë. Do të doja të jetoja këtu, sepse gjithçka është mirë. Nuk do të komentoja për shtëpinë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Osmani thotë se ka shikuar edhe shtëpi tjera në Beograd.

“Çka ka lidhje që është e Sllobës. Edhe po të jetë e Hitlerit, nuk do të ndikonte në vendimin tim. Nuk ma ndien se kush ishte pronari i mëparshëm. Përshtypjet i kam të mira, por nuk do të flas për këtë temë. Nuk i frikohem askujt, por për këtë nuk dua të flas”, ka thënë Feliksi

Shtëpia e Millosheviqit ka katër nivele. Aty janë dhjetë dhoma të fjetjes, gjashtë banjo, dy recepcione dhe dhoma për pritje. Pjesa nën kulm ka ballkon të gjerë, tri dhoma të fjetjes dhe banjo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here