Biznismeni mashtohet keq, 33 mijë euro i derdhë në llogari të mashtruesëve

0

Një biznesmen nga Prizreni e ka denoncuar në polici rastin e mashtrimit që i është bërë nga një person i panjohur, ka bërë me dije sot Zyra Rajonale për Informim e Policisë së Kosovës. Sipas dëshmisë së deponuar në hetuesi, thuhet se ky biznismen ditë më parë kishte pranuar një “email” në adresën e tij nga një firmë hungareze me të cilën kishte bashkëpunuar vite me parë. Nga biznesmeni prizrenas kërkohej që 33 000 euro të derdhen në një gjirollogari bankare në emër të firmës në Hungari. Mirëpo më vonë ishte kontaktuar firma hungareze e cila kishte sqaruar se gjirollogaria në të cilën është bërë pagesa nuk është e tyre. Pas denoncimit të rastit në polici nga viktima, është njoftuar prokurori i shtetit i cili e ka udhëzuar policinë që rasti të konsiderohet si mashtrim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here