Biznesi që i ka 80 për qind të të punësuarëve me autizëm, i sheh ata si përparësi konkuruese

0

John dhe Tom D’Eri, babë e bir, nga Florida e kanë hapur më 2013 një autolarje që të ndihmojnë një kategori të veqantë të popullatës që të futen në tregun e punës. Ata kanë folur këto ditë për “National Swell” rreth planeve për të zgjeruar biznesin e tyre ku 80 për qind e të puënsuarëve janë persona me auitizëm. Bab e bir fillimisht e kishin themeluar kompaninë me qëllim që të sigurojnë punësim për djalin, përkatësisht vëllaun e tyre Andrean i cili është autist. Në atë kohë Andrea ishte rreth moshës 22 vjeqare, vit që sipas ekspertëve është i rëndësishëm për shumë njerëz me autizëm derisa ata shpesh përballen me sfida në përpjekje për një punësim. Shkalla e papunësisë tek personat me autizëm sipas të dhënave është rreth 90 për qind. Burimet dhe opsionet e punësimit për këtë kategori janë të pakta. Ata më shumë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi ose në një institucion. “Ajo që ne gjejmë në komunitetin e autizmit është se kur dikush rreth moshës 22 vjeqare është jashtë sistemit shkollor, ka fare pak aktivitete domethënëse. Në komunitetin e autizmit ne e quajmë këtë,”rënje nga shkëmbinjtë,” ka thënë Tom D’Eri, vëllau i Andreas për “National Swell”. Sot autolarja e John dhe Tom D’Eri ka të punësuar 35 persona me disa forma të autizmit. Para fillimit të biznesit të tyre, John dhe Tom D’Eri i kanë kaluar dy vjetë duke i studjuar mundësitë më të mira të punës për personat me autizëm. Ata kanë gjetur se larja e një makine ju përshtatet mirë atyre pasi ekspertët kanë vërejtur se njerëzit me çrregullime shpesh kënaqen në një mjedis pune që kërkon përsëritjen. Babë e bir gjithashtu besonin se larja e makinave do të demonstrojë në publik se njerëzit me autizëm janë anëtarë të vlefshëm të fuqisë punëtore. “Ne e shohim autizmin si një nga përparësitë kryesore tona konkurruese,” ka thënë Tom për “NationSwell”. Autolarja pritet të zgjerohet në tri vende më 2016, duke punësuar më shumë se 150 punëtorë nga kategoria e autizmit, ka raportuar “NationSwell”. Tom D’Eri ka thënë se më shumë punëdhënës duhet të shohin vlerën në punësimin e njerëzve me autizëm. “Ne si një shoqëri e shohim autizmin si një paaftësi që kërkon simpati, në vend të një diversiteti që mund të jetë i vlefshëm në vendin e punës.”, ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here