Bizneset e diasporës me ndihma të reja për Kosovën

0

Me qëllim koordinimin e punëve në realizimin projekteve të planifikuara por edhe për të biseduar për projektet e reja, Kryesia e Unionit të bizneseve kosovaro-gjermane mbajti sot në Essen takimin e radhës.Takimin i cili kishte një agjendë të ngjeshur pune, e hapi kryetari i Unionit, Ejup Berisha i cili foli për rëndësinë e ndihmës nga bizneset shqiptare për Kosovën si dhe për rolin dhe detyrat që Unioni i bizneseve kosovaro-gjermane ka në këtë drejtim.

Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryetari i nderit i Unionit, Murat Jashari, së pari u bisedua për projektin e punësimit të punëtorëve nga Kosova në Gjermani. Ky projekt i rëndësishëm cili u miratua në kongresin e Unionit që u mbajt në muajin prill në Köln, është mirëpritur në Kosovë. Për realizim sa më të shpejtë të tij, kryesia e Unionit formoi grupin punues që do të përbëhet nga anëtarët z.Zenun Krasniqi dhe z.Ejup Xhemajli.

Si formë tjetër për të ndihmuar Kosovën, Unioni ka zgjedhur mbështetjen në themelimin e bizneseve private. 15 biznese do të hapen në bashkëpunim me shoqatën “Gratë në biznes” sidomos në rajonet e goditura rëndë nga lufta siç është shembulli i fshatit Krushë e Madhe i cili do të ketë mbështetjen nga bizneset shqiptare në Gjermani. Unioni formoi grupin punues që përbëhet nga z.Gani Nuha dhe z.Ilir Balija të cilët do të punojnë në realizimin e kësaj iniciative.

Në fokus të punës së Unionit është edhe fondi zhvillimor i UNDP-së i cile veç është themeluar në Luksemburg. Në mbledhje u vendos që Unioni të marr një rol udhëheqës në mbushjen e këtij fondi zhvillimor nga i cili pritet të bëhen investimë në Kosovë.

Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë në mjekësinë kosovare dhe pamundësinë që pacientët të shërohen jashtë vendit, Unioni i bizneseve ka vendosur të ndihmoj edhe në këtë drejtim. Me iniciativën e z. Besim Rexhepajt i cili edhe do të udhëheq grupin punues, 10 pacientëve nga Kosova do tu ofrohet shërimi falas në qendrën mjekësore “Lukas Krankenhaus” në Bünde.

Mund të vlerësohet si i suksesshëm takimi, nikoqir i të cilit ishte kompania “Kelmendi GmbH”. Dinamika e punës së Unionit të bizneseve është për çdo lëvdatë. Në muajt e fundit Unioni inicoi disa projekte të rëndësishme realizimi i të cilave kërkon punë të madhe. Këtë punë janë momentalisht duke e ofruar shumë anëtarë te Unionit të cilët krahas obligimeve në bizneset e tyre, nuk kursejnë kohë dhe mjete në realizimin këtyre projekteve duke dëshmuar edhe një herë se diaspora është një krah i fortë ndihme për Kosovën./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here